Nis fushata zgjedhore/ Rama: Për hajër të gjithëve bashkë. Basha: Shqipëria do të fitojë

Nis fushata zgjedhore/ Rama: Për hajër të gjithëve bashkë. Basha: Shqipëria do të fitojë

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë publikuar ditën e sotme spotin e parë në nisje të betejës së 25 prillit.

Kryeministri Rama ka publikuar një video për të shënjuar ditën e parë të fushatës zgjedhore për 25 prillin.

Me zërin e artistit të njohur Robert Ndrenika që flet në emër të maxhorancës preken tema si teatri, tërmeti e pandemia, duke kërkuar një mandat të tretë, një ‘akt të dytë’ për të çuar në fund punët e nisura.

“Mirëmëngjes dhe për hajër të gjithëve bashkë, për njëri-tjetrin dhe për Shqipërinë, e ardhmja jonë. Dita e Parë e ndeshjes zgjedhore”, shkruan Rama.

Nga ana tjetër, Basha ka shkruar shkurt, me bindjen se do të fitojnë. Përmes pamjeve, Basha iu bën thirrje të gjithë shqiptarëve që më datë 25 prill, të votojnë numrin 9, Partinë Demokratike të Shqipërisë.

“Së bashku do të fitojmë”, shkruan lideri demokrat në rrjetet sociale.

Partitë politike çelin sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Por ndryshe nga herët e tjera, këtë vit fushata do të mbahet nën diktimin e rregullave anti-covid, ku ekspertët e Komitetit Teknik vendosën që të ndalohen edhe grumbullimet.

E para që hap sot fushatën do të jetë Partia Socialiste, në orën 17:00 në sheshin Skënderbej, ndërsa vijon puna për ndërtimin e podiumit. Ndërkohë që vetëm gjysmë orë më vonë do të çel fushatën koalicioni opozitar. Ky i fundit ka vendosur që të mbajë ceremoninë në sheshin ‘Nënë Tereza’. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy