I mituri përplas automjete dhe policinë në Vlorë, dyshohet nën efektin e alkoolit dhe lëndëve narkotike

I mituri përplas automjete dhe policinë në Vlorë, dyshohet nën efektin e alkoolit dhe lëndëve narkotike

Një ngjarje e pazakontë dhe e rrezikshme ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një i mitur rreth 14 vjeç, së bashku me një shok të tij, ka marrë në drejtim një automjet në orët e vona të natës.

 

Në një lidhje me ‘MCN Live’ gazetarja Ariola Hasanaj tha se dy të rinjtë dyshohet të kenë goditur disa automjete gjatë lëvizjes, çka ka shkaktuar që të ndiqen nga patrullat e policisë së rendit dhe asaj rrugore në disa zona të qytetit.

 

Gjatë ndjekjes, drejtuesi i mjetit ka përplasur një automjet të forcave “Shqiponja” dhe më pas një tjetër mjet policie, duke plagosur dy efektivë, të cilët janë transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore.

 

Dyshohet se i mituri ka qenë nën efektin e alkoolit dhe lëndëve narkotike. Gjatë kohës së ndjekjes ai ka përplasur disa makina në rrugë si dhe automjete policie, duke lënë të plagosur dy efektivë. 

 

Këmbanë alarmi është që një i mitur në orët e vona të natës drejtonte automjetin pa dijeninë e prindërve. Fatmirësisht, punonjësit e policisë janë jashtë rrezikut për jetën, kanë marrë ndihmën e nevojshme dhe kanë dëmtime të vogla.

 

Rastet e tilla ngrenë shqetësime serioze për sigurinë rrugore dhe nevojën për kontrolle më të rrepta të moshës dhe përgjegjësisë në drejtimin e automjeteve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy