I premtoi që në 2015/ Veliaj kujtohet për shkollat dhe kopshtet e “Astirit” vetëm në fushatë (VIDEO)

I premtoi që në 2015/ Veliaj kujtohet për shkollat dhe kopshtet e “Astirit” vetëm në fushatë (VIDEO)

Kryebashkiaku Erion Veliaj që prej vitit 2015 ka premtuar ndërtimin e çerdheve, kopshteve dhe shkollave në zonën e “Astirit” dhe Yzberishtit.

Sagën e premtimeve e ka vazhduar për vite me radhë. Në 2019, 2021 ai ka bërë të njëjtat premtime, por nuk ka realizuar asnjë prej tyre.

Në periudhën e fushatës kryebashkiaku Veliaj ka vënë çdo gurë në lëvizje. I pranishëm në zonën pranë Kmy-së në Yzberisht ai është shprehur se do të ndërtojë një shkollë 9-vjeçare dhe një të mesme.

Bashkë me premtimet “Xhadat” arritën të zbulojnë se projekti për ndërtimin e këtyre shkollave ka qenë që në vitin 2016.

Faktin e mosrealizimit të këtyre shkollave deri tani Veliaj e justifikoi me rritjen e çmimit të materialeve të ndërtimit.

Pas deklaratës së fundit të bërë nga kryebashkiaku Veliaj se në lagjen 14 do të ndërtohej një kopsht dhe një çerdhe, “Xhadat” shkoi në vendin ku u tha se do të ndërtoheshin.

Pas interesimit, në lagjen 14 në “Astir” ishte duke u hapur me urgjencë vetëm një çerdhe, ndërsa për kopshtin askush nuk ishte në dijeni.

Çerdhja e hapur vetëm 5 ditë para zgjedhjeve të 14 majit, u inaugurua nga vetë kryetari Veliaj.

“Xhadat” u interesuan edhe në Njësinë Bashkiake 14 në “Astir” dhe përgjigjja që morën ishte se kjo lagje ka një popullsi prej 62 795 banorë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy