Sfida Shqipëri-Serbi/ Baku: Sot nuk është dita e eksperimenteve. Lojtari më i mirë është grupi, të luajmë me qetësi për fitore (VIDEO)

Sfida Shqipëri-Serbi/ Baku: Sot nuk është dita e eksperimenteve. Lojtari më i mirë është grupi, të luajmë me qetësi për fitore (VIDEO)

Kryeqyteti është mbushur me ngjyrat kuqezi, ndërsa mijëra tifozë kanë mbërritur në Tiranë për të parë ndeshjen e rëndësishme të Kombëtares sonë, e cila do të luhet në orën 20:45 me Serbinë, në kuadër të Eliminatoreve të Kampionatit Botëror 2026.

Gazetari sportiv Ervin Baku, në një intervistë për MCN TV, ka shprehur besimin e tij për fitore dhe rëndësinë e kësaj ndeshjeje për të marrë tri pikët dhe për të kapur Playoff për Kupën e Botës.

Unë pres që stadiumi sot të jetë zjarr, të jetë lojtari i 12 i Kombëtares sonë dhe patjetër pres fitore, tri pikë në këtë derbi të Ballkanit. 

Këto tri pikë janë të domosdoshme për të kapur vendin e dytë dhe për të arritur Playoff për Kupën e Botës, një ëndërr që e kemi pasur që nga koha e dy kualifikimeve për në Europian. 

Për Bakun, sot nuk është dita e eksperimenteve.

Nëse Selvinjo nuk ka guxuar deri tani, nuk besoj se do të guxojë sot, sepse sot nuk është dita e eksperimenteve. Unë i besoj trajnerit Selvinjo dhe djemve që të jenë të qetë, jo të kontraktuar. 

Nëse luajmë me qetësinë e duhur dhe nuk jemi të mbingarkuar, jam i bindur që do të mundim serbët sot. 

Për gazetarin Baku, pika më e fortë e Kombëtares tonë është grupi.

Pika jonë më e fortë është grupi. Edhe nëse kundërshtari ka lojtarë shumë të talentuar dhe të fortë, ne kemi një grup të bashkuar. 

Kemi lojtarë si Gjimshiti, që luan në majat më të larta të Evropës, dhe Broja, që do ta donte çdo kombëtare ta kishte në gjirin e saj. 

Forca jonë është në grupin e bashkuar dhe shpresoj që sot grupi të jetë në ditën e tij më të mirë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy