SHBA, prokurori i posaçëm po heton presidentin Trump dhe dhëndrin e tij Kushner

SHBA, prokurori i posaçëm po heton presidentin Trump dhe dhëndrin e tij Kushner

Prokurori i posaçëm Robert Mueller, i cili po heton nëse Presidenti Donald Trump u përpoq të pengonte drejtësinë, gjithashtu thuhet se po heton financat dhe marrëveshjet e biznesit të dhëndrit të Trump, Jared Kushner, që shërben si një nga këshilltarët kryesorë të presidentit, shkruan VOA.

Njoftimin rreth hetimeve ndaj transaksioneve financiare të zotit Kushner e dha dje gazeta “Washington Post”. Në artikujt të mëparshëm gazeta ka përmendur takimet e zoti Kushner me kreun e një banke ruse, pronë shtetërore.

Avokatët e zotit Kushner janë shprehur se do të bashkëpunojë me hetimet. Pas një sërë postimesh në Twitter dje, duke sulmuar njoftimet se prokurori i posçëm po e hetonte presidentin për pengim drejtësie, zoti Trump postoi përsëri në Twitter sot duke kritikuar hetimet që po kryen Kongresi për mundësinë e lidhjeve të këshilltarëve të tij me Rusinë, duke theksuar edhe përbuzjen e tij për shtypin, por nga ana tjetër, përmes postimeve, në një fare mënyre presidenti konfirmoi lajmin se po hetohet për pengim drejtësie. Sipas disa ekspertëve ligjorë, postimet e fundit, mund ta komplikojnë më tej statusin ligjor të presidentit. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, e pyetur rreth postimeve të fundit, i drejtoi gazetarët tek avokati personal i presidetit Trump.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy