Shqipëria ka bërë përparim të madh në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm, sidomos pas vitit 2014, kur numri i luftëtarëve që zgjidhinin Sirinë u minimizua për të shkuar drejt zeros. Në konferencën me temë “Ekstremizmi i dhunshëm dhe kthimi i luftëtarëve të huaj”, këshilltari i Kryeministrit për Sigurinë, Sandër Lleshi foli për përfshirjen e shqiptarëve në konfliktin sirian dhe kthimin e tyre në vend.
“78 meshkuj të shoqëruar nga 27 gra dhe 38 fëmijë kanë udhëtuar për në Siri qëkur ka shpërthyer ky konflikt. Janë 30 luftëtarë të huaj, 7 gra dhe 8 fëmijë janë kthyer në Shqipëri, por janë akoma edhe 23 luftëtarë, 20 gra dhe 30 fëmijë që ende gjenden në zonën e konfliktit. Në 2015 ne kemi miratuar strategjinë kombëtare. Në 2016, ne kemi caktuar korrdinatorin kombëtar dhe në 2017-n kemi ngritur për herë të parë qendrat e para. Nëpërmjet këtyre qendrave, ne duam të koordinojmë zbatimin e një strategjie gjithëpërfshirëse kundër ekstremizmit. Ajo ka si qëllim të mundësojë prezencën e aktiviteteve të institucioneve shtetërore, komuniteteve fetare, shoqërisë civile në fusha si arsimi, feja dhe fushat sociale”, tha Lleshi.
Presidenti i OSBE-së, George Tresentel vlerësoi punën e shteteve ballkanike në luftën kundër ISIS, ndërsa shtoi se raportet që OSBE disponon flasin për 6000 të khyer nga 40 mijë luftëtarë që iu bashkuan shtetit islamik.
Edhe përfaqësuesit e Kosovës, Maqedonisë e Serbisë thanë se shtetet e tyre janë të pakompromis për të luftuar fenomoenin ISIS por edhe terrorizmin në tërësi, fjalime këto, të cilat morën vlerëisimin ndihmës sekretarit të Shtetit Amerikan parandalimin e ekstremizmit, Pete Morocco.



