
Një shpërthim i papritur ka ndodhur rreth orës 03:40 ditën e sotme në bulevardin Zogu i Parë, në afërsi të lokalit me pronësi të shtetasit P.F. Sipas të dhënave të para është përdorur një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse dhe në momentin e shpërthimit nuk ka pasur pasoja në njerëz, përveçse dëme materiale.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.



