Gjithnjë e më shumë ka prova për përfitimet që aktiviteti i rregullt fizik sjell edhe tek të moshuarit. Hulumtimet e fundit tregojnë se stërvitja me intensitet të moderuar për të paktën dy orë e gjysmë në javë ose intensivisht për të paktën një orë e gjysmë sjell një reduktim të vdekshmërisë deri në 30% krahasuar me të moshuarit që bëjnë një jetë sedentare.
Kjo u konfirmua nga ekspertët e mbledhur në Romë gjatë një Kongresi për sëmundjen kardiovaskulare.
Lëvizja jo vetëm parandalon shumicën e sëmundjeve kardiovaskulare dhe kronike-degjenerative, por i garanton të moshuarit të jetojnë në formë dhe në autonomi të plotë për një kohë të gjatë.
Kështu deklaroi Lorenzo Palleschi, promovues i kongresit së bashku me Francesco Vetta, drejtor i Njësisë Komplekse Operative të Kardiologjisë dhe Artimologjisë të IDI-IRCSS.



