
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në Bërzhitë të Tiranës.
Një vajzë adoleshente është gjetur pa ndjenja në shtëpi nga nëna e saj. S.K., 17 vjeçe, është dërguar nga familjarët në spitalin “Nënë Tereza”.
Mësohet se ajo është dërguar pasi kishte rënë në gjendje kome.
Vajza ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital, teksa nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur me të.



