Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, këtë të shtunë ka bërë thirrje për një takim me homologun e tij rus Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës.
“Unë mendoj se kushdo që e filloi këtë luftë do të jetë në gjendje t’i japë fund”, ka thënë Zelensky në konferencën për shtyp.
Ai tha gjithashtu “nuk ka frikë të takojë” Putinin nëse kjo nënkupton arritjen e një zgjidhjeje paqeje midis dy kombeve.



