
Midis shteteve që u solidarizuan pas tërmetit shkatërrues të së martës në vendin tonë ishte edhe Turqia.
Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se do të ndërtojmë 500 banesa për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.
"Shpresojmë që ekipet tona do të kryejnë punimet në vendet e përshtatshme në Shqipëri dhe si vëllezër turq do të ndërtojnë 500 njësi banimi", deklaron Erdogan, raporton Agjencia e lajmeve Anadolu.
Kujtojmë që Turqia ka dhënë një ndihmë të madhe në ekipe të specializuara shpëtimi, si dhe ndihma të tjera materiale.



