Angelina Jolie pretendon se ish- bashkëshorti i saj, Brad Pitt ishte i dhunshëm, duke e abuzuar fizikisht në vitin 2016, gjë që çoi në kërkesën e saj për divorc.
Si pjesë e betejës ligjore të vazhdueshme të ish-çiftit mbi kantinën e tyre franceze Château Miraval, më 4 prill ekipi ligjor i aktores paraqiti një peticion duke kërkuar publikimin e bisedave që ata thonë se provojnë se Pitt, 60 vjeç, nuk po e linte Jolie, 48 vjeç për të shitur aksionet e saj në punishten e verës.
Në dosjen e re, avokatët e Jolie bëjnë pretendimin e mëposhtëm: “Ndërsa historia e Jolie e abuzimit fizik nga Pitt filloi shumë përpara udhëtimit me avion të familjes në shtator 2016 nga Franca në Los Anxhelos, ai fluturim shënoi herën e parë që ai dhunoi fëmijët, duke detyruar Jolie të nisë procedurat e divorcit..
Sipas palës së Jolie, procesi gjyqësor nuk do të kishte ndodhur nëse Pitt do të kishte blerë aksionet e Jolie kur ajo bëri ofertën.
Por avokatët e Jolie pretendojnë se Pitt refuzoi marrëveshjen, pasi aktori kishte frikë se dokumentet e vulosura të përfshira në betejën e tyre të veçantë, shumëvjeçare të kujdestarisë mund të bëheshin publike.
Pitt nuk u akuzua kurrë pas një hetimi mbi akuzat për abuzim në fluturimin e 14 shtatorit 2016. Përfaqësuesi i Pitt tha në një deklaratë për CNN në atë kohë se "Brad ka pranuar përgjegjësinë për atë që ka bërë, por jo për gjërat që nuk ka bërë".
Procedurat ligjore në vazhdim dhe “përpjekjet e palëkundura të Pitt për të kontrolluar dhe ndëshkuar Jolie vazhdojnë të kenë një dëm të madh emocional dhe financiar mbi atë dhe familjen e tyre”, thuhet në dosje.
:max_bytes(150000):strip_icc():focal(999x0:1001x2)/pax-thien-jolie-pitt-5-0a53524f93b5460287aef6ed1a13b3cb.jpg)
Jolie bëri kërkesë për divorc nga Pitt në vitin 2016. Ata u deklaruan ligjërisht beqarë në 2019 dhe një marrëveshje e përbashkët e kujdestarisë u krijua në 2021.
Procedurat ligjore për sa i përket mosmarrëveshjes Miraval gjithashtu mbeten në vazhdim. Ish-çifti bleu pronat e vendit dhe punishten e verës në jug të Francës në vitin 2008



