
Kalimet e anëtarëve të një partie në një parti tjetër në Shqipëri, janë mëse normale tashmë në politikën e ditës,.
Për analistin Ergys Mërtiri, i ftuar në “Të paekspozuarit” në MCN tv, kalimet e tilla veçmas të deputetëve të opozitës në atë të PD, si në rastin e fundit të deputetit Agron Çela të PL, janë më shumë të natyrës me influencë korruptive, sesa të natyrës politike.
Duhet të kesh kredencialë morale tek votuesit, nëse ti i bën këto kapërcime që në aspektin politike nuk është se shfaqin ndonjë perspektivë morale, pra ti nuk ke shkuar te Rama se mendon që ai është më i miri në skenën politike dhe se partia jote nuk është në të drejtën.
Por pyetja është tani se si arrin tani ky ta fitoj elektoratin kur bën këtë lloj kapërcimesh.
Pra këtu kuptohet që influencat këtu janë të një natyre tjetër jo të një natyre politike në kuptimin e besueshmërisë që ke ndaj votuesit, por janë të një natyre influencash korruptive, shpesh here me futjen e njerëzve nëpër puna, nëpër poste, etj.



