Koordinatorja antikorrupsion në Partinë e Lirisë, Brisida Shehaj dhe deputeti, Petrit Vasili denoncuan fakte të reja lidhur me atë që e quajnë “afera e inceneratorëve”.
Shehaj denoncoi tre kredimarrje në inceneratorin e Fierit, duke folur për abuzime.
Lidhur me kredinë e parë, deklaroi se në 15 nëntor të 2016, kompania pasi ka firmosur kontratën merr kredi në verës 2.2 miliardë dollarë.
Ajo që e bënë edhe më të rëndë faktin, është se dorëzanit për këtë kredi, dorëzani është dhe kompania Albtek Energy. Është e qartë se si këto kompani janë palë të lidhura dhe në këto kontrata vazhdon njësoj.
Barra bie te shqiptarët. Një kontratë kredie tjetër në vitin 2020 ku kanë marrë kredi duke u bazuar te VKM për COVID-in, për pagat e punonjësve.
Në shtator 2020 kompania vendos të përfitojë sërish nga riskedulimi për paratë nga COVID. Përfitojnë nga urdhri i Kryeministrit dhe i guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.
Si pikë të tretë, përmendi marrjen e një kredie prej 3 milionë euro, me një afat prej tre vitesh me synim rimëkëmbjen e aktivitetit.
Sipas saj, inceneratori i Fierit nuk është vënë në funksion dhe gjithçka është pjesë e aferës dhe pazareve.
Shehaj citoi se shkresa e parë në datën 30 mars 2021 koncesionari i drejtohet supervizorit të punimeve dhe i thotë kemi përfunduar veprën dhe se po punohet me ekspertët ndërkombëtarë për certifikimin e veprës.
Shkresa e dytë më 31 mars ku Supervizori i drejtohet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, të drejtuar nga Belinda Balluku që është autoriteti kontraktor. Na lejoni t’iu informojmë se punimet për inceneratorin e Fierit kanë përfunduar më 30 mars. Koncesionari që zotërohet 70% nga Klodian Zoto po bën certifikimin e impiantit nga shoqëri ndërkombëtare.
Më datë 23 prill i drejtohet sërish ministrisë së Belinda Ballukut për vënien në dijeni të zbatimit të projektit. Kompania ishte shumë e shqetësuar për vijimin e projektit por ministria prej një muaji flinte gjumë. Ministria kujtohet në qershor pas dy muajsh dhe thotë personat përgjegjës do jetë koncesionari për zbatimin e projektit.
Në 24 dhjetor dhe 14 shkurt Supervizori i drejtohet koncesionarit dhe i thotë bazuar në bazën ligjore dhe duke qenë se punimet kanë përfunduar deri në 30 mars të 2021m se duhet të ishte ndërtuar më përpara vepra, i thotë se ‘ju kemi kërkuar informacion edhe me shkresën e 24 dhjetorit’ dhe i bën me dije se ‘nga ana jonë nuk firmoset dorëzimi i veprës pa u kryer kolaudimi i impiantit’.
Sërish një moment shumë i rëndësishëm në datën 28 shkurt 2022 kompania supervizore i drejtohet sërish koncesionarit dhe Sekretarit të Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës dhe i thotë me shkresën e 14 shkurtit ju kemi kërkuar të kryejmë dorëzimin e objektit. I thotë po bëni gati një vit që nuk e keni testuar impiantin e djegës dhe incenerimit të energjisë.
Sanksionet që i faturohen kompanisë janë në vlerën mbi 2 mijë euro në ditë. Dhe i thotë sërish supervizori që nuk firmoset sërish situacioni përfundimtar. Kujtohet koncesionari në mars që t’i drejtohet kompanisë dhe ministrisë, duke thënë se kanë hasur në disa ditë vonesa për të kryer kolaudimin e impiantit. Në 8 mars, 1 vit pasi kishte mbaruar vepra.
Koncesionari njofton Ministrinë e Energjisë dhe Infrastrukturës se janë larguar kompanitë e huaja dhe stafi që bënin testimin. Dhe supervizori i kthen një përgjigje në 17 mars dhe i thotë se kërkon informacion se ku është gjendja e porosive dhe a janë të gjithë elementët.



