
Gazetari Denis Dyrnjaja deklaroi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se partitë e kanë humbur besueshmërinë në gjithë substancën politike.
Duke vijuar shpjegimin e tij, Dyrnjaja tha se partitë janë organizata që nuk respektojnë statutet e tyre, institucionet dhe se çdo gjë funksionon sipas udhëheqësit.
Partitë politike kanë humbur besueshmërinë në gjithë substancën politike. Janë organizata që nuk respektojnë statutet, nuk zhvillojnë zhvillojnë zgjedhje, s’kanë garë dhe çdo gjë funksionon sipas udhëheqësit. Kemi pasur gjithë kohës parti-kryetar, me një person.
Edhe gjyqtarët kanë kuptuar që është film i trukuar kjo çështja e demokracisë.



