Kosovë/ Tri raste të reja me COVID-19

Kosovë/ Tri raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat përsa u përket rasteve me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas njoftimit, nga 190 testime në total kanë rezultuar tri raste të reja me koronavirus. 

Raste aktive mbeten 48 persona, ndërsa brenda 24 – orëve të fundit janë vaksinuar 17 persona.

Që nga fillimi i vaksinimit, në Kosovë janë dhënë 1 836 079 doza vaksine.

Me dozën e parë të vaksinës janë vaksinuar 904 294 qytetarë, me dozën e dytë janë vaksinuar 824 667 të tjerë, me dozën e tretë janë vaksinuar 105 145 të tjerë dhe me dozën e katërt janë vaksinuar 1 781 të tjerë. 

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen ngase ditëve të fundit është shënuar rritje e rasteve të reja me COVID-19.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy