Regjisori Kastriot Çipi thotë se lufta në Ukrainë nuk mbaron deri në 2030 dhe se po vdiq Vladimir Putini, ai që do vijë pas tij do e vazhdojë luftën.
Duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, Çipi deklaroi se i dyti dhe i treti në rezultat zgjedhor pas Vladimir Putinit, mendojnë njëlloj si ai për Ukrainën.
Putini është kritikuar shpesh se ia kanë kërkuar luftën që në vitin 2014.
Nuk është lufta e Putinit dhe mbaron po vdiq ai. 99% e rusëve janë budallenj që votojnë për luftën në Ukrainë.
Ukraina duhet të zbatonte marrëveshjet që ka firmosur vetë Minsk1 dhe Minsk2. E ka pranuar vetë Ukraina.
Nëse vjen Trump në Shtëpinë e Bardhë, unë parashikoj se lufta mbaron brenda atij viti.
Ukraina humb ato katër provinca që i ka marrë Rusia.
Ukraina shkon deri në Moldavi dhe shumë ukrainas do të duan të shkojnë në Poloni. Do të ketë lëvizje separatiste.



