Kryeministri Benjamin Netanyahu ka vizituar këtë të shtunë ushtarët izraelitë ne vijën e parë të frontit.
Netanyahu ka shpërndarë një video në X, në të cilën shfaqej duke biseduar me ushtarët e ushtrisë izraelite.
“Me ushtarët në vijën e frontit me Gazën. Jemi të gjithë gati", shkroi kryeministri izraelit përkrah videos.
A jeni gati për fazën tjetër? Faza tjetër po vjen.
Kështu i ka thënë Netanyahu ushtarëve sipas një deklarate tjetër nga zyra e tij e shtypit.



