Në një kohë kur prej katër ditësh mediat ndërkombëtare, por edhe vetë Joe Biden, kanë shpallur kandidatin demokrat president të Amerikës, Donald Trump vijon të këmbëngulë se ai do të fitojë zgjedhjet e 2 tetorit.
Së fundmi Trump ka publikuar një ‘tëiter’ një pasazh të shkurtër ku thotë ‘ne do të fitojmë’.
Biden të shtunën arriti 290 vota eloktorale nga 270 që i duheshin për t’u shpallur president, ndërsa në shumë raste flet në cilësinë e këtij posti, por nga ana tjetër Trump refuzon të pranojë rezultatin me pretendimin se votat janë manipuluar.
Ai dhe avokati i tij thonë se çështjen do ta dërgojnë në Gjykatën e Lartë, ndërsa shton: “Ne jemi duke bërë një progres të madh. Rezultatet do fillojnë të vijnë javën tjetër. Ta bëjmë Amerikën të mrekullueshme përsëri!”



