Takimi i ministrave të Jashtëm të BE/ Nuk arrihet unanimiteti për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë

Takimi i ministrave të Jashtëm të BE/ Nuk arrihet unanimiteti për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë

Ka përfunduar takimi i ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, ku duket se nuk është arritur dakordësimi për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në fund të takimit, ministrja e Jashtme e Finlandës, vend që ka presidencën e rradhës së BE, Tytti Tuppurainen, deklaroi se në mbledhje është vlerësuar se Shqipëria nuk mund të trajtohet e ndarë nga Maqedonia e Veriut.

Ndërsa, eurodeputeti Johannes Hahn tha se 25 vende janë shprehur pro hapjes së negociatave të të dy vendeve, ndërsa nuk janë bindur ende tri vende të tjera. Gjatë deklaratës së tij Hahn tha se është besimplotë që liderët e BE-së do të jenë largpamës.

“Nuk arritëm të gjejmë një marrëveshje, kam luftuar për ta bërë të mundur, ekipi ynë është i angazhuar. Edhe nëse largohem nga kjo detyrë, angazhimi do jetë i vazhdueshëm. Shpresojmë t’i bindim të tjerët, sepse po flasim për diçka jetësore. Unë nuk kam asnjë ndjenjë negative, por procesi është i bazuar në meritë dhe ata i kanë plotësuar kushtet dhe ne duhet të plotësojmë kushtet tona, por nuk e bëmë këtë. 25 vende janë në favor të integrimit”, u shpreh Hahn.

Gjithashtu Hahn u pyet nga gazetarët nëse mori ndonjë shenjë që Macron mund të ndryshojë mendje përnegociatat me Shqipërinë.

 “Unë nuk kam tregues precizë, nëse e shikoni nga prespektiva politike mendoi që nuk duhet përjashtuar presidenca. Ajo çfarë na duhet është një sinjal pozitiv për të dhënë dritën jeshile për të përgatitur hapjen e negociatave. Ne nuk nisim marrëveshjen të enjten dhe të nisim negociatat të premten. Do nisim me kapitujt 23-24 që kanë të bëjnë me shtetin ligjor. Për të hapur këtë duhet të kemi unanimitet nga të gjitha vendet anëtare. Ka kohë të mjaftueshme për secilin vend. 25 vende janë në favor të hapjes së negociatave“, u përgjigj Hahn.

Gjithçka tashmë do të kalojë në Bruksel, atje ku liderët e BE-së do të mblidhen për të dhënë verdiktin final, një vendim i cili duhet të jetë i unifikuar.

Vendimi për negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të merret në Samitin e liderëve të BE më 17-18 Tetor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy