Berisha: McGonigal, një vrasës me pagesë që u kontraktua për të vrarë pluralizmin

Berisha: McGonigal, një vrasës me pagesë që u kontraktua për të vrarë pluralizmin

Gjatë një takimi me demokratët e degëve 6, 13 dhe 16 të Tiranës, kreu i PD-së, Sali Berisha, tha se rreth 200 mijë shqiptarë, kryesisht mbështetës të opozitës, janë larguarnga vendi përgjatë dy viteve të fundit.

Berisha tha se ndërsa kryeministri udhëton me avionë çarter dhe ha darka që kushtojnë 10 mijë euro, shqiptarët nuk kanë mundësi as të ushqehen.

Në lidhje me rastin McGonigal, Berisha tha se ish-zyrtari i FBI-së nuk është gjë tjetër veçse një vrasës me pagesë, i kontraktuar për të ekzekutuar pluralizmin në Shqipëri.

Gjatë 2 viteve, nga Shqipëria janë larguar rreth 200 mijë qytetarë. Përgjithësisht mbështetës të opozitës. Nuk rriten rrogat. Nuk rriten pensionet. Për shkak të inflacionit bëhen gjithnjë e më pak të vlefshme. Njeriu që udhëton 137 herë me avion çarter në dispozicion nuk mund të qajë hallin e atij që numëron paratë për vaktet e bukës e që nuk i mbetet rrugë tjetër veçse të niset në dhera të tjera. Ai që ha darka me faturë 10 mijë euro nu kia di atij që nuk ka darëkn në shtëpi. As presidenti i SHBA nuk do t’ia lejonte vetes një gjë të tillë. Pasuritë publike shkojnë të gjitha për pasurimin e klientelës dhe ologarkëve të tyre. Edi Rama kontrakton vrasës me pagesë për opozitën shqiptare, për të vrarë një forcë politike për të vrarë pluralizmin dhe demokracinë. Rasti McGonigal është historia më e turpshme dhe kriminale. Ne nuk duhet ta tolerojmë kurrë.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy