Drejtori i Emergjencave Civile Aurel Çuko i ftuar në emisionin Stay Tuned snë MCN TV nuk ka nguruar të tregojë për veten dhe një nga frikat e tij më të mëdha. Ai foli për pasionin e tij leximin dhe detyrën që i ka vënë vetes për ti mësuar notin binjakëve këtë verë. “Ndihem mirë kur punët shkojnë mirë, kur kam fitbak pozitiv dhe kur jam me familjen time. Do doja të mos kisha frikë nga vendet e ngushta të tipit ashensor, apo vende me pak oksigjen, ndërsa e panjohura nuk më tremb fare sepse përgjithësisht nuk jam as njeri supersticioz, nuk besoj tek parashikimet apo horoskopi. Nuk para jam njeri që fiksohem shumë, por në këtë periudhë vere më shumë jam fiksuar ti mësoj notin binjakëve dhe këto ditë që kaluam me pushime gjithë pushimet i kalova duke instruktuar notin. Ndërsa një nga pasionet e mia është dhe të lexoj dhe në momentet kur nuk më zë gjumi natën lexoj”.



