Kancelarja gjermane Angela Merkel ka folur ditën e sotme në lidhje me daljen e Britanisë nga BE. Merkel tha se nuk është në interes të askujt të presim gjatë duke përjashtuar kategorikisht mundësinë e negociatave jozyrtare me Britaninë përpara fillimit të procesit të shkëputjes.



