Vlora në ditën e katërt pa ujë, banorët në protestë para bashkisë/ Tensione me policinë (VIDEO)

Vlora në ditën e katërt pa ujë, banorët në protestë para bashkisë/ Tensione me policinë (VIDEO)

Prej katër ditësh qyteti i Vlorës është pa ujë të pijshëm, për shkak të një defekti të konstatuar në linjën kryesore të transmetimit që furnizon depot e qytetit. 

 

Gazetarja Arjola Hasanaj raportoi për “MCN Live” se ndërkohë spitalet po furnizohen përmes autobotëve të zjarrfikësve.

 

Shumë familje janë detyruar që të blejnë ujë apo të mbushin në burime. Mbrëmë qytetarë të shumë dhe anëtarë të Partisë Demokratike ndërhynë në ambientet e teatrit “Petro Marko”, duke ndërprerë aktivitetin e organizuar nga bashkia. 

 

Më tej qytetarët kanë bllokuar bulevardin kryesor të qytetit. Kjo nuk është një situatë e re për qytetin e Vlorës, por përsëritet herë pas here. Protestuesit janë përplasur me policinë te bashkia, në tentativë për të hyrë brenda saj, ndërsa mbanin në duar bidona uji bosh.

 

Njëri nga qytetarët që i është bashkuar protestës së sotme tha se, “Mund të ketë ndodhur një problem teknik, mund dhe të jetë zgjidhur, por gjithë kjo situatë lidhet për të matur pulsin e qytetarëve, se sa do rezistojnë. Defekti mund të ketë ndodhur, por e kanë zgjidhur dhe e lënë qëllimisht situatën në këtë pikë për të matur pulsin, nëse njerëzit reagojnë ose jo. Çdo investim që bëhet, bëhet shkel e shko. As sot s’ka ujë, kemi katër ditë pa larë. Po mbushim ujë në burime, sa për tualetin. Kur është problemi duhet të bashkohen të gjithë”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy