Dosja “21 Janari” në SPAK/ Lala: Basha është paraqitur si person në dijeni për ngjarjen

Dosja “21 Janari” në SPAK/ Lala: Basha është paraqitur si person në dijeni për ngjarjen

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka sqaruar se Lulzim Basha është paraqitur në SPAK si person në dijeni për ngjarjet e 21 janarit 2011, që po hetohen nga kjo prokurori.

Sipas Lalës, Basha është thirrur mbi bazën e një fletëthirrjeje të firmosur nga prokurori Alfred Shehu, i cili po heton demonstratën e dhunshme të udhëhequr nga opozita e asaj kohe, ku katër persona humbën jetën në Bulevard.

Në kohën e ngjarjes, Basha mbante detyrën e ministrit të Brendshëm dhe ndodhej në ambientet e Kryeministrisë, ku Garda e Republikës hapi zjarr ndaj demonstruesve, duke shkaktuar viktimat. 

Ai është thirrur për të dhënë informacion mbi dinamikën e atyre orëve të tensionuara dhe për të sqaruar nëse ka pasur urdhër për veprimet e Gardës. 

Hetimi i SPAK-u është riaktivizuar mbi bazën e materialeve audio të siguruara nga SHBA, si dhe raportimeve të gazetarit Artan Hoxha dhe të afërmve të viktimave. 

Prokuroria po heton rolin e zyrtarëve të lartë gjatë demonstratës, duke përfshirë edhe funksionarët e Gardës dhe personat që ndodheshin në Kryeministri.

Nëse zbulohen të plota komunikiment në radio, aty verifikohet kush e dha urdhrin, pasi fillimisht u qëllua me plumba manovër, por në fund. Agim Llupo, qëllon me armë dhe Ndrea Prendi me pistoletën e tij.

Basha është thirrur për sqarime. Së pari, janë komunikimet, që kemi dëgjuar vetëm një pjesë prej tyre dhe e dyta, predha që u hoq nga koka e Aleks Nikës në Turqi. Autoritetet thanë fillimihst nuk kemi laborator dhe ekspert për të analizuar se nga ka dalë predha.

Me zhvillimet e fundit, është arritur në konkluzionin që ekspertët e huaj dhe bëhet fjalë për laborator të specializuar, do të bëhet kqyrje e re e predhës. Nëse do të vërtetohet se nga cila armë ka dalë, mund të kemi ndryshim të dinamikës së ngjarjes. Këto janë momentet kyçe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy