Rusia u përpoq të spiunonte Francën në hapësirë për komunikimet ushtarake

Rusia u përpoq të spiunonte Francën në hapësirë për komunikimet ushtarake

Ministri francez i Mbrojtjes thotë se një satelit spiun rus iu afrua një sateliti franko-italian vitin e kaluar dhe u përpoq të kapte transmetimet e tij, pasi ai ofron komunikime të sigurta për ushtritë e Francës dhe Italisë.

Ministrja e Mbrojtjes franceze, Florence Parly deklaroi se kjo është quajtur një veprim për spiunazh.

Ky incident, sipas ministres franceze ka ndodhur kur sateliti rus, Louch-Olymp “është afruar” pranë satelitit francezo-italian Athena-Fidus. Sipas saj, sateliti rus njihet për aftësitë e avancuara të dëgjimit.

“Është afruar shumë dhe ne mendojmë se ka gjasa që ka tentuar që të kapë komunikimet tona. Tentimi për të dëgjuar fqinjët tuaj nuk është vetëm jomiqësore. Është veprim i spiunazhit”, tha ajo.

Ministrja Parly gjithashtu tha se zyrtarët kanë ndërmarrë “masat e nevojshme” dhe kanë mbikëqyrur satelitin rus, pasi është larguar nga sateliti i tyre.

Muajin e kaluar, Uashingtoni ka akuzuar Moskën se po zhvillon armë anti-satelitore dhe ka thënë se Rusia po bën “veprime shumë jonormale” përmes “objektit në hapësirë”, që është vendosur nga autoritetet ruse tetorin e kaluar.

Parly tha se Franca ishte ende duke monitoruar Luch-Olimp "dhe ne kemi vërejtur se ajo vazhdoi të lëvizë në mënyrë aktive në muajt në vijim pranë objektivave të tjerë".

Është lloji i njëjtë i satelitit rus si ai që iu afrua satelitëve amerikanë në vitin 2015, por mund të mos jetë e njëjta.

Ministrja ishte duke folur në Cnes, qendrën franceze të kërkimit hapësinor në Toulouse. Athena-Fidus u ndërtua nga Thales Alenia Space, një ndërmarrje e përbashkët franko-italiane.

Një grup punues francez po zhvillon një strategji të re për mbrojtjen e hapësirës. Ministrja Parly tha se fuqitë e mëdha po eksperimentonin me teknologji agresive në hapësirë, kështu që Franca duhej të përgjigjet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy