Situata pandemike n ë Maqedonin ë e Veriut duket t ë jet ë e r ënduar.
N ë spitalet Covid sipas Ministrs ë s ë Shëndet ësis ë maqedonase jan ë shtruar 830 pacient ë pozitiv ë me koronavirus.
Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitiv dhe të dyshuar në koronavirus që trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe spitalet e vendit është 1.340 dhe ka rreth 150 shtretër të lirë spitali në qendrat kovid.
Gjatë ditës, bëhen çregjistrime të pacientëve të shëruar, të cilat do të lirojnë shtretër shtesë. Përndryshe, të gjitha repartet e spitaleve klinike kanë pajisje për furnizimin me oksigjen. Ministria e Shëndetësisë është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha spitalet dhe nëse është e nevojshme, kapacitetet e reparteve kovid do të zgjerohen më tej, thuhet në kumtesë.



