Rama: Në 11 maj fitore ku qielli të jetë kufiri, me votë kontribut për pasaportën europiane

Rama: Në 11 maj fitore ku qielli të jetë kufiri, me votë kontribut për pasaportën europiane

Kryeministri Edi Rama, thotë se nuk ka pasur zgjedhje të tjera me një peshë gjeopolitike sa ato të 11 majit, pasi për herë të parë mundësia e hyrjes së Shqipërisë në Bashkimin Europian është reale dhe e prekshme.

Në një takim në selinë e Partisë Socialiste me kandidatët për deputetë të qarkut Tiranë, ai deklaroi se është hapur një dritare që nuk do të qëndrojë e hapur përgjithmonë.

Sa i takon rezultatit të zgjedhjeve në 11 maj, Rama u shpreh se kufiri i fitores duhet të jetë qielli dhe jo llogaritë aritmetike.

Ai ftoi qyetetarët të votojnë për Partinë Socialiste, duke e cilësuar votën e tyre si kontribut për marrjen e pasaportës europiane.

Treni i historisë kalon para nesh dhe ne duhet të jemi të vetëdijshëm që ndalon shumë pak në stacion.

Asgjë nuk lëviz, drejtimi nuk lëviz, koha shfrytëzohet minutë për minutë dhe gjërat zbatohen afat për afat.

Ky është një moment që çdo shqiptar duhet ta ndjejë dhe kuptoj se është pjesë e këtij procesi thjesht me votën e vetë. Janë 1 mijë persona që punojnë për negociatat.

Nuk i kërkohet qytetarit që të shkojë në zyrë dhe të punojë për negociatat, por me votën e vetë të kontribuojë për negociatat dhe në fund të këtij procesi rezultati do të jetë marrja e pasaportës europiane.

Me këtë pasaportë do të jetë i lirë në të gjithë perimetrin europian. Me hyrjen tonë në Bashkimin Europian, Shqipëria bëhet sa Europa dhe Europa bëhet sa Shqipëria.

Këto janë zgjedhjet e 11 majit në thelb dhe për këtë arsye duhet të bëjmë çmos që të marrim rezultatin më të mirë të të gjitha kohërave.

Në 11 maj duhet të marrim notën 10, me një fitore ku qielli duhet të jetë kufiri.

Llogaritë aritmetike nuk vlen në këto zgjedhje, në këto zgjedhje vlen llogaria e shqiptarëve me të shkuarën dhe të ardhmen.

Na duhet një vit e gjysmë, jo më shumë se kaq, për ti vënë të gjitha në vijë dhe 2027 për të përmbyllur gjithçka dhe pastaj vetëm parlamentet e vendeve të tjera, 27 ngjarje ku çdo parlament do të votojë që Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Europian dhe të duartrokasë Shqipërinë.

Përtej të gjitha këtyre qëndron mandati më i fortë për Partinë Socialiste, që 2030 ta gjejë Shqipërinë në Bashkimin Europian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy