Përdorimi i informacioneve mbi udhëtarët/ Miratohet Memorandumi i bashkëpunimit me SHBA

Përdorimi i informacioneve mbi udhëtarët/ Miratohet Memorandumi i bashkëpunimit me SHBA

Komisioni për Politikën e Jashtme, miratoi sot projektligjin “Për ratifikimin e Memorandumit të Bashkëpunimit, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, lidhur me bashkëpunimin për përdorimin e informacioneve mbi udhëtarët”.

I pranishëm në komision për paraqitjen e projektligjit ishte zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari. Për komisionin ky projektligj u relatua nga Elona Gjebrea.

Zëvendësministri i Brendshëm prezantoi për komisionin memorandumin e nënshkruar mes ministrit të Brendshëm shqiptar dhe ambasadorit të SHBA-ve.

Zëvendësministri bëri me dije se ky memorandum synon krijimin e infrastrukturës së nevojshme, në rritjen e kapaciteteve të Policisë së Shtetit për t’iu përgjigjur kërkesave dhe pritshmërive me karakter ndërkombëtar dhe përafrimin me “acquis communitare”.

Lamallari shtoi se infrastruktura e nevojshme, hardware dhe software, nënkuptojnë një njësi të posaçme të dedikuar për mbledhjen, përpunimin dhe shkëmbimin e informacionit me SHBA, e në të ardhmen me çdo vend të rajonit dhe BE-së. Me rëndësi të madhe zëvendësministri konsideroi jo vetëm rritjen e standardit të përpunimit të informacionit me qëllim të parandalimit, hetimit dhe ndjekjes së grupeve kriminale, që veprojnë përtej kufijve, por edhe identifikimin, parandalimin, kontrollimin dhe ndalimin e personave të dyshuar, ose që janë në lista ndërkombëtare të përfshira në akte terroriste.

Lamallari garantoi gjithashtu se këto ndryshime mundësojnë rritjen e cilësisë së përpunimit të informacionit dhe të nivelit profesional të Policisë së Shtetit, si edhe rrisin parametrat e sigurisë në kuadër të përpjekjeve të vendit tonë për integrim në BE.

Relatorja për komisionin, Gjebrea, i dha mbështetje këtij projektligji, duke u shprehur se forcon bashkëpunimin mes dy shteteve, minimizon rreziqet e shfrytëzimit kriminal dhe terrorist të udhëtimit ndërkombëtar, shërben si mjet efikas për luftën e krimit ndërkombëtar, siguron mbështetjen e ndërsjelltë për identifikimin e pasagjerëve të paligjshëm dhe i qëndron rëndësisë që për Shqipërinë ka koordinimi i përpjekjeve të përbashkëta në luftë kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit me SHBA dhe BE.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy