
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se u takon ndërmjetësuesve të bëjnë publik draft-statutin për Asociacionin.
“Po bëhen 9 muaj që jeni dakorduar në Bruksel dhe gjatë këtyre 9 muajve, Serbia ka shkel marrëveshjet dhe draft-statutin duhet bërë publik nga ndërkombëtarët, unë jam i gatshëm që të publikohet draft-statuti, Serbia nuk është e interesuar për normalizim dhe ajo e ka Asociacionin për serbët e Kosovës”, tha Kurti.
Kryeministri i Kosovës shtoi se:
“Sepse masat dhe sanksionet e Serbisë ne nuk i duam që të ketë dënim me ndëshkim por para se gjithash mos të ketë përsëritje nuk mund ta tolerojmë as durojmë çfarëdo përsëritje që i ngjan asaj të 24 shtatorit si sulm terrorist e kriminal dhe për këtë duhet të veprohet tash e jo nesër . Me këtë rast unë i bëj thirrje faktorëve ndërkombëtarë që ta shtrojmë çështjen me pyetjen kanë kaluar 2 muaj sepse pasnesër behën 9 muaj prej se në Bruksel jemi dakorduar për marrëveshjen bazike dhe gjatë këtyre muajve Serbia i ka shkelur së paku 8 nga 11 nenet e marrëveshjes bazike dhe në këto kushte ne konsiderojmë që aq më tepër nënshkrimi i saj është i domosdoshëm sepse nënshkrimi është ai që anulon shkeljet dhe garanton pranim dhe zbatim të qëndrueshëm”.



