Ambasada e SHBA dënon dhunën në Kuvend: Iku kryeprokurori që refuzonte të ndiqte penalisht politikanët (VIDEO)

Ambasada e SHBA dënon dhunën në Kuvend: Iku kryeprokurori që refuzonte të ndiqte penalisht politikanët (VIDEO)

Pas përplasjeve të sotme në parlament për zgjedhjen e Kryeprokurores së re Arta Marku, ka reaguar edhe ambasada amerikane në Tiranë.

Në deklaratën e saj, ambasada dënon me forcë dhunën që ndodhi në protestën e sotme në kryeqytet dhe thotë se politikanët po luftojnë njëri-tjetrin, pasi reforma në drejtësi më në fund po zbatohet.

Në reagimin e ambasadës thuhet se Prokurori i Përgjithshëm që refuzonte të ndiqte penalisht politikanë është i ikur.

Deklarata e Ambasadës së SHBA në Tiranë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me forcë dhunën që ndodhi në protestën e sotme në Tiranë. Ne mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht, por dëmtimi i pronës publike, hedhja e granatave tymuese në Parlament dhe dhuna nuk janë të pranueshme. Ne i bëjmë thirrje të gjitha partive që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të nxisin qetësi.

Populli shqiptar nuk duhet të habitet që politikanët e tyre po luftojnë njëri-tjetrin. Kjo do të thotë se reforma në drejtësi më në fund po zbatohet. Komisionet e Vetingut do të kenë së shpejti rezultatet e tyre të para. Prokurori i Përgjithshëm që refuzonte të ndiqte penalisht politikanë është i ikur. Së shpejti do të shohim krijimin e SPAK-ut dhe BKH-së, të cilat do hetojnë dhe ndjekin penalisht zyrtarë të korruptuar të nivelit të lartë. Qytetarët shqiptarë presin me padurim për drejtësi. Dhe politikanët kanë frikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy