Suedi, zhduket gazetari pakistanez Sajid Hussain

Suedi, zhduket gazetari pakistanez Sajid Hussain

Një gazetar pakistanez, që iku nga vendi i tij për t'i shpëtuar kërcënimeve me vdekje ka humbur në Suedi, ku iu dha azili politik.

Sajid Hussain u pa për herë të fundit duke hipur në një tren në Stokholm gjatë rrugës për në Uppsala më 2 mars, sipas “Reporterëve pa Kufij”.

Ata thanë se ai mund të jetë rrëmbyer "me urdhër të një agjensie inteligjence pakistaneze".

Hussain, 39 vjeç, u arratis në Suedi në vitin 2012 pasi kishte bërë disa shkrime mbi krimin e organizuar në Pakistan.

Gazeta “Online Balochistan Times”, për të cilën Hussain ishte kryeredaktor, tha se e kishte raportuar zhdukjen e tij në policinë suedeze më 3 mars.

Të afërmit i thanë gazetës pakistaneze “Dawn” se ata kishin pritur dy javë para se të shprehnin frikën e tyre në rast se ai kishte shkuar në izolim për shkak të shpërthimit të koronavirusit, thotë BBC.

Balochistan, në perëndim të Pakistanit, ka qenë skena e një kryengritjeje të gjatë nacionaliste. Ushtria pakistaneze është akuzuar për torturim dhe "zhdukje" të disidentëve. Grupet kryengritëse kanë vrarë gjithashtu anëtarë të grupeve etnike jo-Baloch.

Pakistani konsiderohet si një nga vendet më të rrezikshme në botë për jetën e një gazetari. Ai renditet në vendin e 142 nga 180 vendet në Indeksin e Lirisë së Shtypit në RSF 2019.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy