Basha me fermerët në Devoll: Synojmë zerim të kostos së prodhimit (VIDEO)

Basha me fermerët në Devoll: Synojmë zerim të kostos së prodhimit (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar sot turin e tij “Rrugëtimin për Shqipërinë” në Devoll për një bashkëbisedim me fermerët.

Në bashkëbisedim me fermerët e Devollit, Basha tha se “Kemi bërë hapa pas, fermeri është harruar. Kostot e rënduara e kanë bërë punën tuaj të pavlerë në treg. Produktet tuaja përfundojnë në kanal të pa shitura sepse sektori i bujqësisë dhe blegtorisë, është sektori më i braktisur”.

Po ashtu, Basha theksoi se “Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan që qeveria nuk e mbështet fermerin me financime”.

“Vit pas viti mbështetja për fermerët sa vjen e ulet. Edhe këtë vit mbështetja në buxhet është shumë e ulët”, tha ai.

“Synimi është të zerohet kostoja e prodhimit. Ne kemi planin dhe vullnetin për të realizuar planin për bujqësinë dhe skemën e subvensioneve direkte për fermerët.

“Subvencioni funksionon në këtë mënyrë; nga kosto e prodhimit, qoftë patatja, qoftë qepa, molla, domatet, bostan, mish, bulmet, juve t’ju mbetet vetëm kosto e krahut të punës. Pra, shuma e parave që destinohet për prodhimin që ju sillni në treg nga shteti, shteti iu paguan aq para sa të çojë në zerimin e kësaj kosto. Ky pra është qëllimi i mbështetjes tonë direkte për fermerët. Këtë bën sot Kosova. Kosova ka një listë dhe thotë: nëse dorëzon kaq tonë speca, do të marrësh kaq mijë euro. Nëse dorëzon kaq tonë spinaq apo mollë, do të marrësh kaq mijë euro. Gjithçka është e parashpallur, transparente. Me planin tonë fermeri duhet të bëjë dy gjëra; E para e punës të certifikohet sasia e prodhimit që ka, Dhe e dyta të certifikohet që ka cilësinë minimale për të hyrë në treg, me certifikimin e tyre menjëherë fermeri përfiton për çdo kuintal prodhim dhe në funksion të kësaj do të buxhetohet çdo vit nga buxheti ynë që në vitin e parë 100 milionë euro nga buxheti i shtetit. 100 milionë euro vetëm për mbështetje direkte për fermerin. Nuk do të mbështetën prodhime kuturu, por ato që sjellin një vlerë të shtuar”, sqaroi Basha.

Duke folur për drejtësinë, Basha tha se “Për Edi Ramën është jetike kapja e drejtësisë. Vendi është zhytur në paligjshmëri. Zgjidhja e vetme për ta nxjerrë vendin nga kjo gjendje janë zgjedhjet e lira”, tha ai.

Po ashtu, Basha tha se “Ne kemi një plan për të dalë nga kriza, por për këtë duhet që të kemi zgjedhje të lira e të ndershme parlamentare në një ditë me ato vendore”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy