Specialistët kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar godasin një rast informaliteti. Finalizohet me sukses operacioni I koduar”Smoking”. Sekuestrohen paketa cigaresh dhe mallra ushqimorë pa pullë dhe faturë tatimore.
Arrestohet në flagrancë një shtetas. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në kuadër të luftës kundër informalitetit kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Smoking”.
Është arrestuar në flagrancë shtetasi: -Bujar Leka 51 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë pasi, në bazë të informacioneve të disponuara nga Strukturat Policore u kap duke treguar paketa cigaresh dhe mallra të ndryshëm ushqimor pa pullë dhe pa faturë tatimore.
Në lagjen Nr.13, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
I arrestuari ka qenë I dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Tregtimi dhe transporti I mallrave që janë kontrabandë” dhe ” Fshehja e të ardhurave” parashikuar në nenet 178/2 dhe 180 të Kodit Penal.



