Ajola Xoxa kthehet në Tiranë për të zbatuar masën ‘arrest shtëpie’, shoqërohet nga agjentë të BKH (VIDEO)

Ajola Xoxa kthehet në Tiranë për të zbatuar masën ‘arrest shtëpie’, shoqërohet nga agjentë të BKH (VIDEO)

Krahas kryebashkiakut Erion Veliaj, akuzat për pastrim parash dhe korrupsion pasiv rëndojnë edhe mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.

Xoxa ka mbërritur mbeëmjen e sotme në Tiranë pas një vizite në Romë ku ndodhej për një kurim.

Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, u kthye nga Roma për të zbatuar masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.

Veliaj dhe Xoxaj, thuhet në njoftimin zyrtar të SPAK, kishin ngritur një skemë korruptive, nëpërmjet të cilës Veliaj si titullar i bashkisë, miratonte shpërndarjen e fondeve publike dhe jepte leje ndërtimi për biznese të lidhura me të, ndërsa këto biznese më pas transferonin para në organizata dhe OFJ të kontrolluara nga bashkëshortja e tij, duke e kthyer këtë në një mekanizëm të fshehtë pasurimi personal, i cili është përdorur të paktën në 10 raste.

Sipas hetimeve janë të paktën 9 OJF të menaxhuara nga Ajola Xoxa, të cilat kanë arritur të gjenerojnë të ardhura gjatë kësaj periudhe në shumën e 11 milionë eurove.

Në kasafortën e një prej OJF të administruara nga Ajola Xoxa janë gjetur dhe sekuestruar 95 mijë euro, 14 mijë dollarë dhe 665,000 lekë, që dyshohet se janë pjesë e skemës së korrupsionit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy