Qeveria italiane do të sfidojë vendimin e Gjykatës së Romës duke dërguar javën e ardhshme një tjetër anije me emigrantë drejt kampit të Gjadrit, pavarësisht se 12 të parët i ktheu mbrapsht. Të hënën, Këshilli i Ministrave të Italisë po përgatitet për një draft masash legjislative për të zgjidhur ngërçin juridik.



