Belgjika pezullon AstraZeneca për personat nën 55 vjeç. Spanja e lejon për grupmoshën mbi 60 vjeç

Belgjika pezullon AstraZeneca për personat nën 55 vjeç. Spanja e lejon për grupmoshën mbi 60 vjeç

Belgjika ka pezulluar përdorimin e vaksinës Oxford-AstraZeneca për personat e moshës 18 deri 55 vjeç.

Vendimi i Autoritetit Shëndetësor vjen pasi Agjencia Europiane e Barnave (EMA) tha se ekzistonte një “lidhje e mundshme” midis vaksinës dhe mpiksjeve të rralla të gjakut. Sigurisht Autoriteti Shëndetësor pritet të  rivlerësojë vendimin “brenda 4 javësh”.

Ndërsa Spanja ka vendosur përdorimin e vaksinës AstraZeneca vetëm për grupmoshat mbi 60-vjeç.

Ministrja e Shëndetësisë Carolina Darias, theksoi se ende nuk është marrë një vendim se si do të veprohet me 60-vjeçarët të cilët kanë marrë një dozë të vaksinës anti-Covid.

Agjencia Europiane e Barnave (EMA) tha të mërkurën se një kombinim i veçantë i mpiksjes së gjakut me numrin e ulët të trombociteve duhet të renditet si një efekt anësor i vaksinës, por rekomandoi se vaksina nuk duhej të pezullohej.

Përfitimet e AstraZeneca tejkalojnë rreziqet dhe Covid-19 është një “sëmundje shumë e rëndë”, shtoi EMA.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy