Kalemaj: Vota e diasporës e lirë dhe e pandikuar nga politika, ka fuqinë të ndryshojë qeverinë (VIDEO)

Kalemaj: Vota e diasporës e lirë dhe e pandikuar nga politika, ka fuqinë të ndryshojë qeverinë (VIDEO)

Partitë politike arrijnë dakordësinë dhe propozohen mënyrat e realizimit për votën e diasporës.  Lidhur me këtë politologu Ilir Kalemaj në MCN Live e ka cilësuar si një lajm të mirë i cili erdhi pas entuziazmit që Rama mori nga takimi në Athinë me emigrantët shqiptarë atje.

Ai tha se kemi shtete ku vota e diasporës ka bërë të mundur ndryshimin e qeverisë, ndërsa theksoi se problem mbetet nëse ajo mund të realizohet brenda afateve.

Sipas tij kjo votë është e lirë dhe e pandikuar nga politika dhe se ajo ka fuqinë që mund të bëjë dhe ndryshimin e qeverisë.

Është një reformë mbi partizane, ka kohë që ka filluar. Ka qenë po Bylykbashi dhe atëherë sa i përket kodit zgjedhor, kështu që është lajm i mirë. Po ashtu lajm i mirë është që ka një zhvillim të ri dhe ndoshta kjo erdhi dhe pas entuziazmit që mori Rama nga takimi me emigrantët në Greqi. Më herët ka qenë votimi me postë, tani kemi raportime të reja që ata të votojnë sipas gjendjes civile por duhet një postë e huaj sepse kjo sjellë një garanci shtesë.

E dyta është ajo që ka të bëjë shumë, definimi i diasporës, ai atyre shqiptarë që janë të regjistruar andej dhe s’mund të jetë paragjykuese sepse dhe në vendet e Ballkanit perëndimor të gjithë e kanë votën e diasporës, madje ajo ka shërbyer dhe për të ndryshuar rezultatin qeverisës.

Në këtë sens nuk është asnjë kundër parimit të votës së diasporës, por problemi është nëse ajo mund të realizohet brenda afateve. Vota e diasporës është detyrim kushtetues, parlamenti duhet të bëjë të mundur materializimin e saj.

I pyetur nëse mendon se do ndryshojë diçka në realitet politik shqiptar, Kalemaj tha se kjo është një votë e lirë dhe e pa ndikuar nga patronazhistët.

Kjo është e vetmja mënyrë se si mund të realizohet kjo reformë. Nqs jam për votimin e tyre është sipas gjendjes së tyre civile në shqipërim dhe pastaj se sa do përfshihet diaspora në listat politike, kjo është përgjegjësi e politikës, prandaj me rëndësi është që atyre tu jepet e drejta për të votuar ashtu siç e ka çdo qytetar i Shqipërisë.

Nuk mendoj se detyrimisht për shkak të patriotizmit që ka diaspora nuk i sheh gjërat, por mendoj se vota e diasporës është votë e lirë dhe e pa ndikuar, e pa kapur nga patronazhzistët.  Këtu ka nevojë për qarkullim elitash pasi jemi i fundit që kemi 30 vite që rrotullohemi te të njëjtat figura.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy