Raporti: Zvicra është vendi më i mirë në botë (LISTA)

Raporti: Zvicra është vendi më i mirë në botë (LISTA)

Zvicra është vendi më i mirë në botë për vitin 2018. Vendi alpin e mori këtë titull nga Raporti i Vendeve më të mira për 2018-n, i cili bazohet në vëzhgimin e perceptimit të elitave të informuara, drejtuesve të biznesit dhe publikut të zakonshëm.

Raporti ka renditur 80 vende bazuar në kritere si liria ekonomike, cilësia e jetës dhe influenca.

Zvicra renditet e para për të dytin vit rresht, për papunësinë e ulët, forcën punëtore të kualifikuar dhe ekonominë e qëndrueshme në rritje. Ajo vlerësohet edhe për lehtësinë e ngritjes së një biznesi dhe cilësinë e jetës. Gjashtë nga dhjetë vendet e renditura në 10-shen e parë janë europiane.

Lista

  1. Zvicra
  2. 2. Kanadaja
  3. Gjermania
  4. Mbretëria e Bashkuar
  5. Japonia
  6. Suedia
  7. Australia
  8. SHBA-të
  9. Franca
  10. Holanda

Në raport janë edhe disa vende të Ballkanit. Greqia renditet e 28-a, Kroacia e 50-a, Serbia e 78-a, por Shqipëria nuk përfshihet në listën me 80 vendet më të mira në botë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy