Ish-deputeti Myslim Murrizi, komenton nismën e partive politike për hapjen e dosjeve të bashkëpunëtorëve të ish-sigurimit të shtetit, teksa mazhoranca kërkon të verifikohen politikanët e zyrtarët me certifikatë të vjetër të pastërtisë së figurës, ndërsa Partia Demokratike kërkon që dokumentet e ish-sigurimit të deklasifikohen dhe të aksesohen nga të gjithë qytetarët, e jo vetëm të prekurit.
Murrizi kujtoi se dy partitë kryesore, nuk e kanë dashur kurrë hapjen e dosjeve, ndaj tha se e habit qëndrimi akrobatik i Autoritetit të Dosjeve, të cilin në tre raporte radhazi në Kuvend, i ka kërkuar të sjellë një draft ligj dhe jo këtë ligj hipokrit.
Nëse spiuni ka aq kurajo sa ti drejtohet Autoritetit të Dosjeve dhe të provojë si është spiun, ai e di si është spiun, nuk do iu drejtohet. E shoh si rrufe në qiell të hapur, një hapje goje e një institucioni memec që flinte mbi dosjet e spiunëve. Ligjin e kam propozuar bashkë me 20 deputetë të tjerë, dy vite më parë, është ligj që kërkon zonja Sula.
Mendoj se nuk ka dëm shoqëria shqiptare sot jemi shumë të vonuar. Jemi i vetmi vend ish-komunisti që luajmë kukafshetasi me ata që i kanë shitur shpirtin dreqit, edhe oficerët e sigurimit, vetë Kushtetuta e komunizmit nuk parashikonte tortura shtazore.
Politika shqiptare është e vonuar se kanë luajtur në mënyrë hipokrite së bashku. Dosjet në vitin 1992 mund të bënin rrezik, dhe në çdo cep të shtetit dhe pushtetit kishte nga këto monstra me shumicë. Por të kesh frikë sot, kur brezi i lindur në vitin 1991 kanë 7 herë që votojnë,
I pyetur se çfarë është bërë me shërbëtorët e regjimit komunist dhe nëse janë ndëshkuar, Murrizi deklaroi se ata që kanë lindur në vitet ’80-të nuk e kanë idenë se çfarë është sigurimi i shtetit.
Por ata më para e dinë se çfarë regjimi i fëlliqur është. Për pjesën e administratës, gjyqtarë prokurorë, ç’është administratë e siguruar, nuk duhet të jenë as oficerë sigurimi, as spiunë.
Për pjesën e zgjedhur, nisur nga kodi i praktikave të mira nga vendet homologe, Poloni, Çeki, ish-punëtor të STAS nuk i linin të shisnin qofte, se jemi kryeqofte. Unë kam thënë që për të zgjedhurit të mos ketë pengesë ligjore, të mos cenohet liria bazë që kush mbush 18 vjeç të zgjidhet. Celibashi duhet të bëjë me dije, Filtri, Venusi, Qukapiku dhe Gaforrja, katër spiunë.
Nëse qytetarët e duan të zgjedhurin e tyre kokërr spiuni le ta votojnë. Në ‘96-ën kanë qenë tre kandidatë që rezultuan spiunë. Gjithsecili apo politikani Meta, nuk ka nevojë ta mbrojë Murrizi apo Vasili, të shkojë të marrë një letër, nëse nuk është dakord me të le të shkojë ti drejtohet gjykatës. Është majisur plaga dhe nuk mjekohet më. Do shtrydhur që të dalë qelbi në sipërfaqe.
Nuk besoj se shqiptarët do i zërë kuja se do ikin nja 30 deputetë. E di si kanë votuar kundër ligjit, edhe ata që kanë qenë spiunë. PS mos rri kaq ulët, se mund të rrëzohet nga koka e Kuvendit deri në fund. Duhet ta kenë kartë morale që të mos kenë deputetë të tyre bashkëpunëtorë të sigurimit.
Teksa socialistet kanë bërë gati draftin për ta dorëzuar në Kuvend, për të eliminuar të gjitha pengesat ligjore që i mohonin Autoritetit të Dosjeve të drejtën për të verifikuar politikanët që më herët janë pajisur me certifikatën e pastërtisë së figurës nga komisionet “Mezini-Bezhani” në vitet ’90-të dhe nëse kjo pengesë ligjore nuk ishte vënë re më parë, Murrizi pohoi duke shtuar se është bërë e qëllimshme, nuk thonë se kush është verifikuar nga komisioni Mezini-Bezhani, të mos verifikohet.
Di mirë që shumë politikanë janë verifikuar dhe kanë dalë spiunë, nuk janë përjashtuar. I ke aty emrat, ditën që do hapen dosjet do keni gallatë. Kam shumë emra do më duhet një natë dimri ti them se ka pasur 156 mijë spiunë sigurimi. Do habiteni dhe mediat, nëse hapen për të gjithë, edhe për pjesën që përbëjnë opinion. Do ketë 12-13 liderash të mëdhenj që kanë nja dy tre emra, Çizmja, Çakalli.
Kanë qenë 156 mijë bashkëpunëtorë deri në ‘90-ën, kur u shkri juridikisht se formalisht janë në këmbë akoma. Shefi i SPAK ka qenë hetues në Shkodër, Adrian Dvorani, Arben Rakipi, ai që jep certifikatat e sigurisë Mark Ndreca, 21 drejtorë të SHISH, 18 janë në kupolën drejtuese policisë, 7 në ushtri. Prefektët i shkarkoi një nga një Rama, se dolën spiunë dhe i hoqi një nga një.
I pyetur nëse ka ish-sigurims në qeveri, Murrizi tha se për sa kohë që këta tremben, janë të dyshuar që nga Presidenti, te Kryeministri dhe kryetarja e Kuvendit.
Sipas tij, këta moralin e pështyjnë me këmbë që të paraqesin certifikatën.
Kam propozuar që deputetë që kanë lindur pas viteve ‘90-të. Kam dyshime që dhe anëtarët e Autoritetit të Dosjeve kanë qenë bashkëpunëtorë të sigurimit. Autoriteti i Dosjeve nuk ka tagër që të nxjerrë dosje, pa u bërë kërkesë prej vetë subjektit.
Nuk legjitimohet Autoriteti i Dosjeve të bëjë publike dosjen e Murrizit apo Metës, nëse ata vetë nuk bëjnë kërkesë dhe plotësojnë formular shumë teknik dhe i specifikuar për të mos gabuar.
S’di ku e gjen guximin Autoriteti që nxjerr një dosje, kur vetë i interesuari nuk e ka kërkuar.
Sa i takon sulmit kiberenetik mbi institucionet qeveritare dhe sa të sigurtë jemi dhe pretendimin e Homeland Justice, Murrizi deklaroi se “ne jemi po aq të sigurtë sa jemi bërë anëtar të NATO-s në 2008, pa një mjet të blinduar, apo tank.
Problemi është se tangërllikun e kemi të madh, bota që është shumë e zhvilluar nuk ka hequr dorë nga letrat dhe arkiva, ne avancojmë menjëherë. Si do e marrin të moshuarit një certifikatë Covidi tek eAlbania.
Nuk është detyrim kushtetues që 5 milionë shqiptarë të kenë telefon iPhone, ka që kanë Motorola, Ericson. Më thoni një pensionist nëna ime me 80 mijë lekë të vjetra i duhet të nj vit pension të marrë telefon të tillë, se nuk i furnizon shteti. Këta thonë se na kanë sulmuar 4-5 shtete, ne gjithmonë jemi munduar që fajtorin ta gjejmë jashtë shtetit.
Nuk e di se cili nga këto organizata është aq i interesuar për të nxjerrë të dhënat e një shteti që janë ashiqare. Ne jemi fanar ndriçues, shteti më i dixhitalizar, ndërkohë që ai mjel lopët me dorë duhet të marrë certifikatë online. Mos u shqetëso pse të nxjerrin hakerat emailet, hap sytë emailet që ke në SPAK. Kur të hapen kabllogramet do shohësh çfarë kanë thënë me ty.



