3 vite në burg për vrasjen e pakryer/ Fatmir Hoxhaj fiton pafajësinë, vrasja e Ahmet Toskës ende pa autor (VIDEO)

3 vite në burg për vrasjen e pakryer/ Fatmir Hoxhaj fiton pafajësinë, vrasja e Ahmet Toskës ende pa autor (VIDEO)

Tre ditë përpara se të mbusheshin tre vite nga prangosja dhe burgosja e tij me akuzën e rëndë si person i dyshuar për vrasje, Fatmir Hoxhaj sot 55 vjeç trokiti në Gjykatën e Fierit mes shpresës për liri dhe kërkesës së prokurorisë për ta izoluar për plot 30 vite.

Emisioni “FactCheck” sjell vendimin e shkurtuar me datë 11.12.2023 të firmosur nga tre gjyqtarët përkatësisht Rudi Baze (anëtar) Olkeda Lice (anëtare) dhe kryesuesja e trupit gjykues Dajana Ndreja.

Në vendim thuhet:

Deklarimin e Pafajshëm të shtetasit Fatmir Hoxhaj për veprën penale të Vrasjes me Paramendim.

Deklarimin e Pafajshëm të shtetasit Fatmir Hoxhaj për veprën penale të mbajtjes së armëve pa leje.

Por, këto dy pafajësitë e tij do të shoqëroheshin nga një moment i cili sërish ngre shumë pikëpyetje?

Nëpërmjet mbrojtjes Hoxhaj kërkoi pafajësi, por gjykata e cila nuk u bind nga provat e prokurorisë për vrasjen u bind të dënojë 55-vjeçarin për armëmbajtje pa leje të armëve të ftohta përkatësisht një thikë.

Edhe pse Fatmir Hoxhaj u arrestua në Rinas nuk kishte një thikë me vete, gjetja e thikës në shtëpinë e tij gjatë kontrollit të policisë në vitin 2020 u konsiderua armëmbajtje e mjeteve të ftohta pa leje.

Tre vitet burg që Fatmir Hoxhaj kaloi në qeli korresponduan me vendimin e dhënë nga Gjykata Fier si dënim.

Por çfarë thotë prokuroria në pretencën e dorëzuar në gjykatë?

Emisioni “FactCheck” sjell një kopje të saj ku në faqen 13 në një lojë fjalësh dhe fjali të pakuptimtë prokuroria kërkon një dënim kapital, por nga ana tjetër pranon se s’ka prova ndaj të dyshuarit sot të pafajshëm.

“Në rastin konkret, siç do të analizojmë më poshtë, edhe pse në ngarkim të të pandehurit nuk ekzistojnë prova të drejtpërdrejta për fajësinë ë tij, ekzistojnë prova indirekte, të cilat të analizuara në tërësinë e tyre dhe në mungesë të provave negative, provojnë tërësisht faktin penal dhe autorësinë e tij, tej çdo dyshimi të arsyeshëm...i pandehuri Fatmir Hoxhaj është personi që ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të viktimës Ahmet Toska”.

Ky paragraf pjesë e pretencës së Prokurorisë Fier është firmosur nga hetuesi Denis Hyka i cili rezulton se nuk është prokurori që ka ndjekur hetimet prej datës 26 tetor 2020, ditën kur ndodhi ngjarja.

Pas vendimit daja i Hoxhës e cilësoi si vendim të drejtë por të vonuar, ndërsa një fqinj i Hoxhës tregon për telefonatën kur njoftoi Fatmirin se duhet të vinte në Shqipëri pasi policia po i bastis shtëpinë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy