Transporti publik/ Qytetarët mbi premtimet e Veliajt dhe Këlliçit: Demagogji për të fituar pikë në zgjedhje!

Transporti publik/ Qytetarët mbi premtimet e Veliajt dhe Këlliçit: Demagogji për të fituar pikë në zgjedhje!

Për një pjesë të qytetarëve të Tiranës janë të pabesueshme dhe jo realiste premtimet e kandidatëve për bashkinë e kryeqytetit, Erion Veliaj dhe Belind Këlliçi, sa i përket transportit publik.

Kujtojmë që Këlliçi është zotuar për transport publik falas, ndërsa Veliaj foli për linja të dedikuara dhe linja të shpejta autobusësh.

Një zotëri shprehet për MCN TV se premtime të tilla janë demagogji në prag të zgjedhjeve për të fituar pikë.

Presim 20 minuta, gjysmë ore. Asnjërë s’më duket normale. Unë jam pensionist, po ata që janë në punë, nëpër shkolla, jo kalon orari. Ka çorganizim dhe jo rregullore nëpër autobusa. Sa e bëri Luli trenin, aq do e bëjë edhe ky linjën. Janë demagogji në prag të zgjedhjeve për të fituar pikë. As që bëhet fjalë, nuk shpresojmë asnjëherë. Për transportin publik nuk besojmë asnjëherë, ai do ta ngrejë çmimin e biletës, e ka 400 do ta çojë 500! Lë për të dëshiruar pjesa e kondicionimit. Ka disa linja që i kanë. Linjat më problematike janë të Kinostudios dhe Tufinës, ky udhëtoj çdo ditë. Patjetër që duhet të ndërhyhet”.

Ka edhe qytetarë të linjave të caktuara, që shprehen të kënaqur. Një zonjë shprehet se:

Unë jam shumë në rregull me Kombinatin, me të tjerët s’kam udhëtuar. S’kam asnjë ankesë nga Kombinati”.

Një tjetër zotëri e konsideroi si të pabesueshëm premtimin e Këlliçit për transport publik falas, duke u shprehur se “e gjithë bota e ka me pagesë”. Një tjetër zonjë e konsideroi si të kot premtimin e Veliajt për korsi të dedikuara dhe linja të shpejta.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy