Paloka: Nga ardhja e Chris LaCivita-s në PD, Rama u detyrua të urdhërojë arrestimin e Veliajt

Paloka: Nga ardhja e Chris LaCivita-s në PD, Rama u detyrua të urdhërojë arrestimin e Veliajt

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se prej ardhjes së Chris LaCivita-s në PD,  Rama u detyrua të urdhërojë arrestimin e njeriut të tij më të afërt.

Është cështja më e rëndësishme sot sepse ne kemi një ndryshim total të gjithë situatës politike në vend. Ardhja e ish-kryetarit të Konventës Republikane, dua ta theksoj sepse nuk është vetëm drejtuesi i fushatës së Trump, një figurë politike dhe jo vetëm një trajner siç tha Rama. Rama u përpoq ta minimzojë praninë e grupit Trump në krah të PD-së duke e quajtur si konsulent i zakonshëm. Nuk është ashtu, është e qartë për çdo shqiptar që ka ndjekur fushatën e Trump. Ajo që Ramën e tronditi, është jo vetëm prania e tyre, por dhe deklarata bombë që u bë në konferencën e parë në PD. Rama u quajt ashtu siç është, u quajt lodër e Soros në Shqipëri.

Shefi quhet Rubio, është sekretari i Shtetit në SHBA, akuzoi administratën Biden-Blinken se ka përdorur non grata kundër liderëve të qendrës së djathtë për qëllime politike, prandaj Ramës i ka iku fytyra dhe po i ikën dhe zëri dhe frymëmarrja.

I pyetur se sa është paguar LaCivita, Paloka tha: Çdo cent që harxhojmë deklarohet sipas ligjit. Kur të jetë momenti për këtë le ta gjejmë, paguan kaq e aq. 

Kurrë nuk mund të jemi njësoj si këta. Këta përdorin dhe fëmijën e tyre, vetëm që të shpëtojnë menderen. E kanë bërë të gjithë. Sot e ka bërë dhe kjo Bushka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy