Kortoçi: Shpërblimi për pensionistët, efekt afatshkurtër. 2023, do jetë vit i vështirë

Kortoçi: Shpërblimi për pensionistët, efekt afatshkurtër. 2023, do jetë vit i vështirë

Ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj Kortoçi, për paketën për shpërblimin financiar për pensionistët prej 8 mijë lekësh të reja nëse duhet të pasohet me një të dytë, sqaron se kjo nuk është paketë ndihme.

Në një lidhje për studion e lajmeve të MCN Tv, deklaroi se një shumë e tillë nuk jepet në kuadër të dy paketave të mëparshme për uljen e efekteve të krizës, por si një bonus fundviti për grupet në nevojë.  

Themeltare është që brenda muajit qeveria ndryshoi vlerën e bonusit që i ka dhënë qytetarëve, në paketën e 1 dhjetorit ishte parashikuar bonus prej 5 mijë lekësh, ndërkohë që u ndryshua në 8 mijë lekë.

Kjo reflektohet ne rritjen e të ardhurave në buxhet, e cila u shpërnda. Ky shpërblim nuk është i mjaftueshëm për pensionistët edhe për festat e fundvitit, duke pasur parasysh rritjen e çmimeve, gjë që e vështirëson përballimin e jetesës.

Marrja në fillim të janarit në mënyrë që individët ta tërheqin përtej festës së fundvitit, bën që kjo vlerë nuk humbet.

Për vitin 2022, ka një parashikim prej rreth 400 milionë euro shtesë të ardhura në buxhet nga planifikimi i mëparshëm, dhe për këtë arsye qeveria e ka bërë tre herë rishikimin e buxhetit.

Nga kjo vlerë kaq e madhe kemi vetëm një shkëputje prej 8 miliardë që është një shkëputje shumë e vogël.

Individët përfitues të drejtpërdrejtë të këtij bonusi prej 8 miliardë lekë, duhet të kenë të garantuar një pagë të 13-të, një pension të 13-të ose një ndihmë ekonomike të 13-të. Ligjërisht duhet njohur si pagesë e 13-të.

Ndikimi do jetë në periudhë shumë afatshkurtër vetëm për të parandaluar shpenzimet e fundvitit, kur shpenzimet janë më të mëdha, nuk do të ketë ndikim në afatgjatë, e tillë do ishte nëse do të shpërndahej çdo muaj.

Sa i takon inflacionit që ka kaluar në nivelin mbi 8%, teksa kemi një rritje të çmimeve, sidomos për produktet ushqimore, Kortoçi shtoi se në parashikimet e institucioneve ndërkombëtare FMN parashikon se 2023 do jetë vit krize, pasi 1/3 e ekonomisë botërore parashikohet të shkojë në recension.

Për ekonominë shqiptare vetë guvernatori i Bankës së Shqipërisë, ka parashikuar çmime të larta dhe norma e inflacionit pritet të shkojë drejt normës 3% në vitin 2024.

Dhe ky vit parashikohet të jetë i vështirë. Efektet do vijojnë të jenë dhe këtë vit përmes rritjes së çmimeve dhe inflacionit të lartë.

Ndërsa për nivelin e papunësisë, ekspertja e ekonomisë paralajmëroi se do të ketë rritje, ndërkohë që kërkoi që qeveria të ndihmojë biznesin dhe të hartojë një paketë ndihme për bizneset.

Aktualisht tregu botëror dhe ai shqiptar, duke qenë i ekspozuar ndaj importit, sjell importimin e të gjitha krizave.

Të gjithë ato kompani ose ndërmarrje që në periudhën e pandemisë kanë pasur volum më të madh pune në krahasim me normalitetin, ku pati punësime shtesë.

Këto punësime shtesë do të eleminohen, pasi kjo kërkesë sa vjen e ulet se i rikthehet normalitetit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy