Këto janë rezultate që janë nxjerrë në një analizë të “Kohës Ditore”, bërë bashkë me Gjeraqina Tuhinën, korrespondenten e RTK-së në Bruksel, e që u prezantuan në konferencën “Ecje nëpër akull: Kushtëzime, sfida dhe reforma drejt BE-së”, organizuar të hënën nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike.
Qëllimi i konferencës, i elaboruar fillimisht në hapjen e saj nga Luan Shllaku, drejtor i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur, ka qenë që të nxjerrë në pah sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova, si drejt qeverisjes së mirë, ashtu dhe drejt procesit të integrimit evropian. Nënshkrimi i MSA-së është parë si hap i rëndësishëm, por jo si një e arritur e madhe në vetvete.



