Nënkryetari aktual i Komunitetit Mysliman Shqiptar zgjidhet në krye të këtij institucioni, reagon ashpër Ylli Gura (VIDEO)

Nënkryetari aktual i Komunitetit Mysliman Shqiptar zgjidhet në krye të këtij institucioni, reagon ashpër Ylli Gura (VIDEO)

Bujar Spahiu, është zgjedhur kryetari i ri i Komunitetit Mysliman Shqiptar. 

Spahiu i cili mbante postin e nënkryetarit të KMSH-së, fitoi përballë dy kandidatëve të tjerë duke siguruar 59 vota.

Ndërsa kandidatët e tjerë Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra mori 26 vota dhe Myftiu i Lushnjës, Gramoz Blliku mori vetëm 2 vota.

Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman për zgjedhjen e kryetarit të ri nisi në orën 10:30 tek Medreseja e Tiranës.

Nga gjashtë kandidatë mbetën vetëm tre pas tërheqjes nga gara të kreut aktual, Skënder Bruçaj dhe Myftiu të Kukësit, Islam Hoxha, si edhe përjashtimit të imamit të xhamisë së Golemit, Gëzim Abdishahi pasi nuk plotësonte kriteret për të qenë kandidat.

Tre kandidatët në garë paraqitën fillimisht platformën e tyre për drejtimin e KMSH-së dhe më pasi nisi procesi i votimit, që përfundoi mesditën e së shtunës rreth orës 13:15 (2 mars).

Zgjedhjet e KMSH u ndoqën nga përfaqësuesit e OSBE dhe ambasadës amerikane.

"Ju sot më keni nderuar dhe njëkohësisht më keni vënë përpara një përgjegjësie të madhe. I lutem Allahut të më nderojë dhe të më bëjë të mundur të jem i drejtë në këtë detyrë kaq të vështirë dhe me përgjegjësi të madhe. Të nderuar anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm dua të falenderoj gjithësecilin nga ju nga zemra ime që më zgjodhët mua në këtë detyrë shumë fisnike, shumë të rëndë dhe të vështirë por ne gjithë së bashku do punojmë. Dua të falenderoj kandidatët, kolegët e mi që ishin sot në garë me mua, Zoti ua shpërbleftë atyre dhe i falenderoj për gjithçka që kanë bërë dhe do bëjnë nga sot e mbrapa. Unë do jem garant i çdo gjëje në ekuilibër për gjithçka", tha Bujar Spahiu pas shpalljes së rezultateve të votimit.

Ndërsa kreu i Myftinë së Tiranës, Ylli Gurra ka hedhur akuza për kapjen e institucionit të Komunitetit Mysliman Shqiptar. Ai ishte një nga 3 kandidatët që mori 26 vota kundrejt Bujar Spahiut i cili mori 59 vota               

"Përkundër dëshirës time të zjarrtë për të drejtuar një komunitet mysliman të shqiptarëve për shqiptarët sot jemi përpara një fakti të kapjes së institucionit nga okultet. Titullari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë nuk mund të zgjidhet nga organizma okult. Kemi një faturim mbi komunitetin mysliman të barrëve që nuk i takojnë, ato pak të ardhura kanalizohen në mënyrë të paditur, kalojnë pa transparencë..Nuk kam arsye pse të jap dorëheqjen. Unë jam mysliman dhe nuk jam ushtar as i të majtës dhe as i të djathtës", deklaroi Gura.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy