Ekspertja e turizmit Denisa Kaca tregoi në “Mcn Informacion” përvojën e saj se si hyri në ambasadën italiane për t’u larguar nga Shqipëria në 2 korrik të vitit 1990. Kaca tha se u kthye në Shqipëri dy vite më vonë dhe vendi iu duke një skëterrë.
“Unë vij nga një familje e persekutuar, gjyshi im ka qenë në burg shumicën e jetës së tij. Unë shkova në ambasadën italiane. Unë u riktheva shumë shpejt, për një vizitë të fshehtë pas dy vitesh. S’duhet të vija sepse kisha fituar statusin e refugjatit politik. Unë 17-vjeçare s’pata asnjë lloj orientimi, gjuhe, shumë kollaj mund të kisha përfunduar në rrugë. Zoti më ndihmoi, pata një edukatë familje që më mbajti në linjë të drejtë. Kam ardhur pas dy vitesh me anije nga Durrësi, më është dukur skëterrë, ishte dimër, s’kishte drita, baltë. Disa gjëra ndryshuan nga ana ekonomike, por u desh kohë”.
E pyetur si mund të kthehet kjo ngjarje në produkt turistik, Kaca tha: “Mund të jetë një pllakë në secila ambasadat, një tur i ambasadave, duke shpjeguar ngjarjen”.
Kaca tha se shoqëria shqiptare është bërrnut dhe nuk jemi pjekur si komb, nuk kemi bashkësi dhe dashuri për njëri-tjetrin.
“Secili nga ne e di të vërtetën, dhe që vërteta duhet të jetojë që gjërat të ndryshojnë. Por ne s’e bëjmë këtë, secili sheh hallin e vet, mbaron punë me hallin e vet, thyen rregullat, korrupsioni, ne jemi të këqij me njëri-tjetrin, nuk po piqemi si komb, s’po arrijmë dy gjëra, bashkësi dhe dashuri me njëri-tjetrin dhe dashuri për vendin. Ne s’e kemi këtë, kjo është e tmerrshme. Nuk dua t’i shoh më shqiptarët e mi. Çfarë të shoh si bëjnë botoks, dhe thonjtë, se sa të merren me gjërat e vërteta të jetës. Këtu jemi si shoqëri, jemi bërrnut”.



