
Deputeti i rus dhe lideri i Partisë Demokratike Liberale të Rusisë Vladimir Zhirinovsky ka kërkuar që Rusia të pushtojë Ukrainën.
Zhirinovsky, i cili njihet për qëndrimet e tij radikale është shprehur për kanalin televiziv, “Channel One” nëse ai do të ishte President.
Sipas tij bombardimi i Ukrainës duhet të ndodhë mes 31 Dhjetorit dhe 1 Janarit në orën 4 të mëngjesit atëherë kur “secili është dehur”.
“Dikush duhet t’i ndëshkojë ata, t’i frikësojë”, është shprehur deputeti.
Edhe lideri çeçen, Ramzan Kadyroz ka deklaruar se është gati të ndihmojë për pushtimin e Ukrainës.



