
Momentin më të vështirë të jetës së tij, Nard Ndoka e ka përjetuar përpara pak kohësh kur humbi motrën e tij të vogël.
I ftuar në emisionin “Stay Tuned”, kreu i PDK-së tha se e ka përjetuar jashtëzakonisht shumë këtë ngjarje të rënde, teksa rrëfeu se motra e tij kishte pësuar një goditje nga vaksina kundër Covid 19.
Momenti më i vështirë, ka qenë drama më e madhe e imja kur humba motrën time të vogël. Kur sheh njeriun e dashur që ikën në në një moshë të re, s’kam pasur asnjë lloj dëshire. Pati një goditje nga vaksina dhe unë e humba. E kam përjetuar jashtëzakonisht shumë.
Ajo kaloi Covid dhe vaksina ishte e detyrueshme. E bëri pa kaluar 6 muaj, dhe kur më tha që aty ku punonim e kishin të detyrueshme, kjo më krijoi një lloj mendimi, sikur të mos bënte vaksinën.



