Tentoi të fuste ilegalisht në vendin tonë një shumë të madhe parash, procedohet penalisht 38-vjeçari

Tentoi të fuste ilegalisht në vendin tonë një shumë të madhe parash, procedohet penalisht 38-vjeçari

Një 38-vjeçar me iniciale D. K. është proceduar penalisht pasi tentoi të fuste ilegalisht në Shqipëri 22 770 franga zvicerane, 1795 euro dhe 30 dollarë. Bëhet me dije se në cilësinë e provës materiale është sekuestruar shuma e parave. Njoftimi: Morinë/Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të shumave të konsiderueshme të parave, në pikën e kalimit kufitar. Tentoi të fuste ilegalisht në vendin tonë, 22 770 franga zvicerane, 1795 euro dhe 30 dollarë, procedohet penalisht 38-vjeçari. Sekuestrohet shuma monetare. Në kuadër të intensifikimit të kontrolleve në hyrje/dalje, nga Policia Kufitare e Morinës, me fokus parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin D. K. Gjatë kontrollit, në çantën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën 22 770 franga zvicerane, 1 795 euro dhe 30 dollarë, të cilat shtetasi D. K. po tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi. Në vijim të veprimeve procedurale, strukturat hetimore të DVKM Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. K., 38 vjeç, banues në Zvicër, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë". Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy